75 Mall Live Search
09:38 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Arrestohen pesë persona të dyshuar për “lëndim të rëndë trupor”

Në Stacionin Policor në Skenderaj është raportuar dhe është iniciuar një
rast me elemente të veprës penale ‘Sulm- lëndim i rëndë trupor’ .

Nga informacionet e para bëhet e ditur se rreth orës 15:15, të datës 11
qershor 2020, në rrugën ‘’Xheva e Fehmi Lladrovci” Skenderaj, ka ndodhur një rrahje, ku njësitë policore kane dal ne vendngjarje dhe kanë takuar dy viktimat te cilët kanë marr ndihmën e pare ne Qendrën e Mjekësisë Familjare ne Skenderaj, dhe për tretman te mëtejmë janë dërguar në Spitalin Rajonale në Mitrovicë te cilët pas tretmanit janë liruar ne shtëpi. Sipas ankuesit, motivi i incidentit ka qenë një mosmarrëveshje në trafik.


Pas një pune intensive te policisë rreth orës 17:34 është arritur qe te arrestohen personat a dyshuar F.K., 21 vjeçar; E.K., 19 vjeçar; E B., 19 vjeçar, Q. K., 22 vjeçar, dhe me urdhër të prokurorit janë liruar ne procedure te rregullt dhe ndaj tyre është iniciuar rasti “Sulm-Lëndim i rende trupor”.


Një rast tjetër ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 00:57, të datës 12.06 2020,
ku është pranuar informata se një person është lënduar nga një mjet i fort ne afërsi te lumit Iber. Njësitë policore kane dal ne vendngjarje dhe kanë konfirmuar se një person ka lëndime ne koke, ku sipas viktimës është sulmuar nga tre persona te panjohur për te. Ne vendin e ngjarjes kane dal edhe Hetuesit e Sektorit Rajonal në Mitrovicë, dhe kanë kryer vend-shiqimin, ku janë gjetur 5 fishek te pa-shkrepur te kalibrit 6mm te cilët janë marr si prova materiale.


Viktima është dërguar ne Spitalin Rajonale Mitrovicë, dhe sipas mjekut, viktima ka plagët nga një mjet i fort dhe është jashtë rrezikut për jete. Me urdhër te prokurorit është iniciuar rasti “Vrasje ne tentativë”.