14:50 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arrestohen pesë të dyshuar për grabitje me armë në Deçan

Policia e Kosovës, Njësia e hetimeve Rajonale DRP-Pejë, gjatë zhvillimit të hetimeve në vazhdimësi lidhur me rastin e ‘grabitjes së armatosur’ e ndodhur me datë  22.01.2019, rreth orës 11:23 në rrugën Luan Haradinaj në Deçan.

Hetuesit rajonal kanë lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarve të cilët kanë qenë në arrati.

Pas marrjes së urdhëresës nga Gjykata dhe Prokuroria, njësiti rajonal i hetimeve DRP-Pejë me asistim të  NJRSH-Pejë, me datën 05.02.2019 është kryer bastisja në një banesë e cila gjendet në qytetin e Fushë Kosovës.

Pas arrestimit të dyshuarve dhe kontrollimit të banesës është gjetur edhe një sasi e narkotikëve dhe një pajisje për bluarjen e marihuanës.

Me këtë rast janë arrestuar 5 (pesë) persona të dyshuar lidhur me veprën e cekur më lartë, 2 (dy) nga këta pas intervistimit nga ana e hetueseve rajonal DRP-Pejë, me urdhër të Prokurorit të shtetit janë liruar, ndërsa 3 (tre) persona të dyshuar me aktvendim të lëshuar nga Prokurori i shtetit ndalohen për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.