Arrestohen 5 të dyshuar, të mitur, për vjedhje në Gjilan
Një rast “grabitjeje” kishte ndodhur më 5 dhjetor 2019, në një shitore në rrugën “Raif Halimi” në Gjilan, shkruan Indeksonline.
Gjatë këtij rasti dyshohet se tre persona të maskuar nën kërcënim të armës kishin arritur që të “grabisnin”, nga arka e shitores një shumë të konsiderueshme të hollash që gjendeshin aty.
“Gjatë bastisjes, së shtëpive dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar disa dëshmi, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë rastit të “grabitjes”.
Policia e Kosovës lidhur me rastin ka intervistuar disa dëshmitarë dhe ka grumbulluar prova materiale që besohet se lidhen me rastin”, thuhet në komunikatë.
Pas arrestimit të pesë (5) personave të dyshuar që të gjithë të mitur shqiptarë shtetas të Kosovës, ata janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe punëtorëve të Qendrës së Punës Sociale , ku janë gjetur prova të qëndrueshme që besohet se të dyshuarit ishin të involvuar në veprën penale “grabitje”.
Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore-Departamenti i krimeve të rënda në Gjilan tre nga pesë të dyshuarit janë ndaluar 24 orë.
Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/