75 Mall Live Search
08:07 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Arrestohen serbja dhe shqiptari për drogë

Janë arrestuar dy të dyshuar, njëri shqiptar dhe tjetra serbe për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Të njëjtit kishin pranuar nja dërgesë postare me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Amfetaminë” dhe “MDMA-ekstazi”.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull K/Shqiptar dhe një femër K/serbe, pasi që të njëjtit kishin pranuar një dërgesë postare me substancë e dyshuar narkotike të llojit “Amfetaminë”, me peshë 10 (dhjetë) gr, si dhe “MDMA-ekstazi”- katër copa në formë tablete. Me vendim të Prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit  lirohen në  procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/