75 Mall Live Search
08:49 / E Shtunë, 07 Maj 2022 / A. M.

Arrestohen shtatë persona në Prizren, rrahen në një lokal

Raportohet se në Tranzit të Vjetër, Prizren janë arrestuar shtatë persona pasi që të njëjtit gjatë një ndeje në një lokal janë rrahur mes veti dhe si pasojë tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë copë fishekë pronë e njërit prej të dyshuarve.

Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore. /Indeksonline/