75 Mall Live Search
09:19 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / P M

Arrestohen të dyshuar për narkotikë në Gjakovë, sekuestrohen drogë dhe para të gatshme

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve” si dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

Sipas policisë, njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore, të cilën e drejtonte një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit, te pasagjeri – i dyshuari mashkull kosovar – janë gjetur dhe konfiskuar 21.7 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 500 euro para të gatshme dhe dy telefona mobilë.

Ndërkohë, Njësiti i Hetimit të Trafikimit me Narkotikë në Gjakovë (HTNGJ), gjatë bastisjes në banesën e njërit prej të dyshuarve, ka gjetur dhe sekuestruar 4.3 gramë marihuanë, katër vazo me kanabis si edhe qese për paketim.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

BLERJE, POSEDIM, SHPËRNDARJE DHE SHITJE E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE&KULTIVIM I BIMËVE NARKOTIKE 

Fsh. Moglicë ,Gjakovë 16.02.2026-21:50 – Njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te pasagjeri –i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar; 21.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 500 euro para të gatshme dhe dy telefona. Ndërsa njësiti HTNGJ, gjatë bastisjes në banesën  pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe  sekuestruar; 4.3 gramë marihuanë, 4 vazo me kanabis dhe qese paketimi.  Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.