75 Mall Live Search
09:29 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / SH

Arrestohen “të fortit” e Deçanit, sekuestrohen armë e drogë

Njësitë e DHTN-Pejë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Pejë, kanë kryer bastisje në pronat e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë në Drenoc dhe në Isniq.

Aty janë gjetur dhe sekuestruar: 161.9 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, një armë AK 47, një armë e gjatë gjysmautomatike, një pushkë ajrore (jo funksionale) dy granata dore, 236 fishekë kalibrash të ndryshëm, pjesë dhe pajisje optike për armë, dy bajoneta, 2 peshore elektrike për matjen e narkotikëve, qese të ndryshme për paketim të narkotikëve, 3 telefona celularë etj.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy nga ta janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/