16:31 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Arrestohen tetë persona në Tiranë të dënuar me burg për trafik droge dhe mashtrim

Kapen dhe ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar. Në pranga dhe 6 drejtues mjetesh. Forca e Posaçme “Shigjetat”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ka lokalizuar dhe kapur shtetasin A. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. A., 26 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

B. P., 24 vjeç, E. B., 35 vjeç, F. M., 35 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.