Arrestohen tre burra në Deçan, njëri nga ta shtiu me armë pas një fjalosjeje mes tyre
Tre burra janë arerstuar në Deçan, pasi që pas një fjalosjeje mes tyre , njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri.
Nga i dyshuari është konfikuar një pistoletë me karikator dhe dy fishekë.
“Deçan / 26.10.2025 – 11:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që ata pas një mosmarrëveshjeje janë fjalosur mes vete. Si pasojë njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me karikator dhe dy fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

