75 Mall Live Search
09:53 / E Premte, 18 Prill 2025 / S Z

Arrestohen tre burra në Gjakovë, u rrahen mes vete

Tre meshkuj janë arrestuar në Gjakovë, pasi që si pasojë e një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Te njëri nga të dyshuarit, i cili është përfshirë në këtë rrahje, policia ka konfiskuar një revole dhe 12 fishekë.  Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje. Ndërkaq dy të tjerë janë liruar me procedurë të rregullt.

Rr. Ferit Domi, Gjakovë / 17.04.2025 – 15:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje mes vete janë rrahur tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe nga njëri është konfiskuar një revole me 12 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/