Arrestohen tre falsifikues të parave në Klinë

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që ditë më parë kishin këmbyer disa monedha të falsifikuar dhe të njëjtit kishin provuar përsëri të kryenin këmbimin.
Arrestimi ka ndodhur të enjten pas orës 20:00 në Klinë, transmeton IndeksOnline.
Nga të dyshuarit janë konfiskuar 2505 euro kartëmonedha dhe 203 euro monedha të metalit të falsifikuara.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë./IndeksOnline/