Arrestohen 3 gjakovarë, luanin bixhoz

Janë arrestuar në Gjakovë tre persona, njofton Policia e Kosovës.
“Rr. Yjet e Erenikut, Gjakovë 07.09.2020 – 20:02. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që ata janë hasur në një lokal, duke luajtur lojëra të fatit (bixhoz). Janë konfiskuar 316.05 euro para të thata, një shtëpizë, një printer dhe 48 tiketa. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar (pronari i lokalit) është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë (klientë) janë liruar me procedurë të rregullt.” /IndeksOnline/