Arrestohen tre grabitës në Vitomericë, ishin të dënuar me nga 4 vite burg

Tre persona të shpallur në kërkim të policisë që një kohë të gjatë për veprën penale grabitje, janë arrestuar në Vitomericë të Pejës.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se që të tre të arrestuarit që ndodheshin në arrati prej kohësh dhe të njëjtit janë të dënuar nga Gjykata me nga 4 vjet burgim.
Arrestimet kanë ndodhur në raste të ndara por për të njëjtën vepër.
Të arrestuarit janë:
D.K. (2001)
B.P. (2001)
E.A. (1992)
Të njëjtit me urdhër të Gjykatës dhe me aktvendim të plotfuqishëm janë dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, për mbajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 4 vite./IndeksOnline/