14:47 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Arrestohen 3 hajna – dyshohen se kishin vjedhur makineri, vlera 250 mijë euro

Më 04.02.2020 në orën 16:00, në Stacionin policor në Rahovec është raportuar një rast i klasifikuar vjedhje e rëndë i ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec.
Ankuesi menaxher i një gurthyesi ka deklaruar se i ishin vjedhur makina të gurthyesit vlera e të cilave ishte e konsiderueshme rreth dyqind e pesëdhjetëmijë euro.

Të gjitha njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për shkak të vlerës së madhe të pajisjeve të vjedhura, mënyrës dhe rrethanave të kryerjes së veprës penale, rasti është transferuar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime të Drejtorisë Rajonale të Policsë në Gjakovë.

Pas një pune intensive operativo hetimore hetuesitë e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arritur që sot më 11.02.2020 në orën 10:00 të identifikonin dhe arrestonin tre persona të dyshuar si kryes të mundshëm të kësaj vepre penale:

  1. XH . M. m/sh/ shtetas i Kosovës, i lindur 1976
  2. B . V . m/sh/ shtetas i Kosovës, i lindur 1989
  3. B . I . m/sh/ shtetas i Kosovës i lindur 1979

Me këtë rast hetuesit policorë kanë arritur të siguronin edhe një sasi të konsiderueshme të provave përkatësisht të makinerive të vjedhura në një seperacion në një fshat të Komunës së Gjakovës.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, dhe me urdhër të së cilit dy personat e dyshuar për kryerje të veprës penale “Vjedhje e rëndë”, mbahen në ndalim policor për 48 orë, ndërsa personi i tretë i dyshuar për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, lirohet në procedurë të rregullt.