75 Mall Live Search
09:53 / E Enjte, 03 Mars 2022 / B O

Arrestohen tre ish-zyrtarë të Ministrisë së MMPHI-së në Kosovë, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni “Brezovica 3 ” ku janë duke u bastisur 12 lokacione të ndryshme në katër qytete të ndryshme, përkatësisht: Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.

Deri më tani janë arrestuar shtatë (7) persona, tre (3) prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër (4) pronar të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj pritet të sjellë së shpejti detaje të reja rreth këtij aksioni./Indeksonline/