75 Mall Live Search
10:16 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

Arrestohen tre pejanë, vodhën 12 dritare

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona sot të cilët dy ditë më parë kishin vjedhur 12 dritare në fshatin Vitomiricë të Pejës, transmeton IndeksOnline.

Sipas të dëmtuarit, vlera e këtyre dritareve kap shifrën e 1 mijë e 200 eurove.

Njësiti i hetimeve i Stacionit policor në Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore, ka arritur t’i identifikojë dhe arrestojë tё dyshuarit:       J.F. i lindur me 1994,  F.L lindur me 1987 dhe S.B. i lindur me 1992”, theksohet në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur se tё dyshuarit “1 dhe 2”, pas intervistimit me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit ndalohen pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari i tretё ёshtё liruar nё procedurё tё rregult.

Ndërsa dritaret e vjedhura pas konfiskimit i janё kthyer pronarit legjitim.