Arrestohen tre persona, e shitën një veturë tre herë, por pronari s’i mori asnjëherë paratë!

Tre persona janë arrestuar në Lipjan. Kjo pasi që dyshohet se njërit prej tyre viktima mashkull kosovar ia kishte shitur një veturë por paratë nuk i kishte marr nga i dyshuari.
I dyshuari i parë veturën e viktimës ia kishte shitur të dyshuarit të dytë, kurse i dyshuari i dytë ia kishte shitë të dyshuarit të tretë.
Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/