10:59 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Arrestohen tre persona me akuzën e krimit kibernetikë (Foto)

Janë arrestuar tre persona ditën e djeshme nga Policia e Kosovës.

Të dyshuarit akuzohen për përdorim të programeve të veçanta kompjuterike, e që në mënyrë të kundërligjshme kanë futur, shlyer dhe shkatërruar të dhëna të ndryshme kompjuterike.

Ata janë nga tre vende të ndryshe, si Mitrovicë, Peje dhe Podujevë, kurse gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, katër shtëpiza të kompjuterit, një lap-top, tre celularë dhe dy USB. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/