75 Mall Live Search
09:55 / E Premte, 22 Nëntor 2024 / S Z

Arrestohen tre persona, në Ferizaj, për vjedhje dhe pengim në detyrë të zyrtarëve policorë

Tre persona janë arrestuar në Ferizaj. Njëri nga ta dyshohet  për vjedhje dhe dy të tjerë për pengim në detyrë të zyrtarëve policorë.

“Më 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e kombit’’ në Ferizaj, në dy raste të ndara, në dy lokale ishin kryer vjedhje. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, policët e rendit dhe hetuesit e stacionit të Ferizajt, të cilët pas një pune intensive në terren, në bazë të shikimit të kamerave të sigurisë kanë identifikuar të dyshuarin E.D ( M/K) i moshës-58 vjeçar, të cilin në një bodrum të një banese në rrugën ‘’12 Qershori ‘’ në Ferizaj e kanë arretuar. Ndërsa janë arrestuar edhe dy persona tjerë : E.N ( M/K) i moshës 31-vjeçar dhe U.E ( M/K) i moshës 42-vjeçar, të cilët kanë penguar zyrtarët policorë, derisa kanë arrestuar të dyshuarin E.D.”, thuhet në njoftim.

Tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tyre nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit, personat : E.D dhe E.N janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa U.E është liruar për procedurë të rregullt hetimore.