Arrestohen tre persona në fshatin Izvor, hynë nga Serbia ilegalisht

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona më shtetësi të huaj të cilët kishin bëre kalim të paautorizuar në pikën kufitarë në fshatin Izvor.
Sipas PK-së të njëjtit kishin hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale.
“Njësia policore gjatë patrullimeve ka ndaluar një veturë me targa të huaja në të cilën gjendeshin tre persona me shtetësi të huaj të cilët kishin hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së, shkruan IndeksOnline.