75 Mall Live Search
09:58 / E Premte, 31 Janar 2025 / k.v

Arrestohen tre persona në Fushë-Kosovë për vjedhje të rëndë

Tre persona janë arrestuar të enjten si të dyshuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e 3 janarit në Fushë-Kosovë.

Sipas policisë, të dyshuarit kishin vjedhura një shumë të konsiderueshme të parave nga një veturë në rrugën “Dardania”.

Me vendim të prokurorit, tre të arrestuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim të ri të organeve të drejtësisë.

“Më 30 janar 2025 pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar edhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilën dyshohet se kishin vjedhur nga vetura e viktimave meshkuj kosovarë para të gatshme. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetimet përkitazi me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/