Arrestohen tre persona në Gjakovë, sulmuan me thika dy të tjerë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Gjakovë pasi kishin sulmuar me thika dy persona të tjerë.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se për motive të panjohura kanë sulmuar me mjete të mprehta-thika dy viktimat meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe njëri është liruar”, thuhet në njoftimin e PK-së, shkruan IndeksOnline.