10:23 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrestohen tre persona në Gjilan, zhantazhuan doktorin duke ia marrë 2 mijë euro!

Gjatë ditës së djeshme në Gjilan janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër.

Sipas raportit policor, të njëjtit duke e shantazhuar viktimën mashkull K/Shqiptar me profesion mjek, ia kanë marrë 2000 € para, transmeton Indeksonline.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/