75 Mall Live Search
09:49 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / k.v

Arrestohen tre persona në Kamenicë, kërcënuan me armë

Janë shoqëruar në Stacionin policor të Kamenicës tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që ata kishin kanosur me armë zjarri, nga vetura një person në fshatin Strezoc.

Policia ka njoftuar se nga të dyshuarit është konfiskuar një pistoletë me 18 fishekë (me leje) dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit, rasti i ka kaluar gjykatës në procedurë të rregullt./IndeksOnline/