75 Mall Live Search
10:05 / E Premte, 13 Dhjetor 2024 / k.v

Arrestohen tre persona në kryeqytet, policia u gjeti kokainë e mariuhanë në veturë

Janë arrestuar tre të dyshuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit tek ata janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë e marihuanë, një telefon si edhe para të gatshme në vlerë rreth 1600 euro, transmeton IndeksOnline.

“Me vendim të prokurorit është bërë bastisja e shtëpive, e njërit të dyshuar gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 247.7 gramë dhe një peshore digjitale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i të dyshuarve është bërë në rrugën “Naser Kastrati”, të enjten rreth orës 18:00.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/