75 Mall Live Search
23:14 / E Shtunë, 10 Maj 2025 / MSH

Arrestohen tre persona në Lipjan, kryen vepra të ndryshme penale

Stacioni policor në Lipjan ka realizuar aksione të ndara në lokacione të ndryshme në dy ditët e fundit.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Kosovës deklaron se nga aksionet janë arrestuar tre persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, shkruan IndeksOnline.

Urdhëresat për arrestimin e të dyshuarve janë liruar nga Gjykata, teksa arrestimet janë bërë nën dyshimet për kryerjen e veprave penale: “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Grabitje në bashkëkryerje” dhe “Sulm”.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e dyshuar janë proceduar konform urdhëresave. Personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit” bën të ditur policia.