75 Mall Live Search
12:04 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

Arrestohen tre persona në Pejë, u konfiskohet kokainë, armë e para të gatshme

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj në Pejë, tek të cilët gjatë kontrollimit dhe legjitimimit  u janë gjetur dhe konfiskuar tetë qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar-bastisur shtëpia e njërit nga të dyshuarit me ç’rast i janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë totale prej 450.3 gramë.

Në këtë rast janë konfiskuar poashtu edhe dy qese të vogla me substancë të dyshuar të llojit kokainë në peshën e përgjithshme 1.2 gr., 3 (tri) peshore digjitale, 700 copë qese të zbrazëta, pesë (5) fishekë kal.9×19 mm, një (1) fishek kal. 7.62x39mm, një (1) USB (me të dhëna), para të gatshme në shumën prej 368 euro dhe një veturë me tabela vendore, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit tre personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/