09:01 / E Martë, 25 Korrik 2023 / AR

Arrestohen tre persona në Pejë

Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 24.07.2023, rreth orёs 21:10, ёshtё njoftuar se nё rrugën “Agim Binak Qelaj” nё Pejё ka ndodhur njё incident.

Njёsitet policore menjёherё iu kanё pёrgjigjur vendit tё ngjarjes, aty tё dyshuarit kishin sulmuar viktimat e rastit dhe njёrit nga viktimat i kanё shkaktuar lëndime tё rёnda trupore, ndёrsa viktimёs tjetёr disa gёrvishje, tё lënduarit janё dёrguar nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.

Gjatё pёrleshjёs tё dyshuarit kanё pёrdorur mjete tё forta, ndёrsa nё vendin e ngjarjes ёshtё gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtё ( thikё).
Personat e dyshuar janё arrestuar, tё njëjtit pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të shtetit janё dërguar në mbajtje pёr 48-orё.