75 Mall Live Search
09:45 / E Diele, 04 Prill 2021 / OSH

Arrestohen tre persona në Podujevë të dyshuar për prostitucion

Tre persona janë arrestuar dje për mundësim prostitucioni në qytetin e Podujevës.

Sipas raportit të Policisë, të arrestuarit janë dy meshkuj dhe një femër, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

MUNDËSIM APO DETYRIM NË PROSTITUCION. Podujevë (NN) 03.04.2021 – 17:30. Janë arrestuar dy meshkuj kosovar dhe një femër kosovare nën dyshimin e bazuar se kanë kryer vepër në fjalë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./Indeksonline/