75 Mall Live Search
09:25 / E Mërkurë, 07 Korrik 2021 / k.v

Arrestohen tre persona në Prishtinë, dyshohet se e rrahën viktimën

Janë arrestuar tre të dyshuar në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht një person me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të martën rreth orës 15:00, transmeton IndeksOnline.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/