75 Mall Live Search
09:13 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Arrestohen tre persona në rajonin e Prizrenit, për mos-respektim të vendimit të qeverisë lidhur me lokalet

Janë arrestuar dy persona në raste të ndryshme në Prizren, por me arsyen e njëjtë.

Të dyshuarit në lokalet e tyre të ndara nuk kishin respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Me vendim të Prokurorisë së Prizrenit që të dy janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, transmeton Indeksonline.

Për mos-respektimin e vendimit të qeverisë është arrestuar edhe një person në Suharekë. I njëjti në lokalin e tij nuk kishte respektuar vendimin e qeverisë dhe me vendim të prokurorit pas intervisimit është dërguar në mbajtje./Indeksonline