75 Mall Live Search
09:43 / E Premte, 29 Nëntor 2024 / S Z

Arrestohen tre persona në Vushtrri, sulmuan policët teksa arrestonin një të dyshuar

Tre persona janë arrestuar në Vushtrri, pasi që kanë sulmuar zyrtarët policorë, gjatë realizimit të një urdhër- arresti, ndaj një personi të dyshuar. Policët kanë pësuar lëndime trupore dhe se kanë pranuar trajtim mjekësor,  pasi që u sulmuan nga i dyshuari dhe familjarët e tij.

“Vushtrri, dy zyrtarë policorë gjatë realizimit të një urdhër arresti ndaj të dyshuarit kosovar,  kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari dhe dy familjarë të tij. Tre të dyshuarit janë arrestuar. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Njëri prej të dyshuarve pas inicimit të rastit është dërguar në vuajtje të dënimit ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/