75 Mall Live Search
20:40 / E Shtunë, 22 Janar 2022 / OSH

Arrestohen tre persona nga Vitia – gjuanin me armë si në filma aksion

IndeksOnline raportoi mbrëmë për një  festë e cila u shndërrua me pamje si në filmat aksion ku disa qytetarë shihen me armë të gjata e të shkurta duke shkrepur në ajër.

Në video shiheshin disa persona duke shkrepur me armë pa asnjë kontroll.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se për këtë rast janë arrestuar tre persona.

Sipas informacioneve, personi i cili gjuante me kalash është ndaluar për 48 orë.

Po ashtu, janë konfiskuar tri armë, një AK-47 dhe dy pistoleta.

Familja që kishtë pasur aheng ka qenë nga komuna e Vitisë./IndeksOnline/