75 Mall Live Search
09:50 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Arrestohen tre persona për grabitje të armatosur në Gjakovë, njëri nga Shqipëria

Me datë 14.05.2019 në ora 19:30, në stacionin policor  Gjakovë është raportuar një rast ,,Grabitje me armë zjarri” ku nga viktima ishin grabitur të holla në vlerë prej 2500 € (dy mijë e pesëqind euro).

Të gjitha njësitë policore janë aktivizuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve dhe pas dy orësh kanë arritur të arrestohen tre personat e dyshuar:

J . P i lindur  1991, shtetas i Republikës së Kosovës

S . P i lindur 1992, shtetas i Republikës së Kosovës

G . V i lindur 1997, shtetas i Republikës së Shqipërisë.

 Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit personat e dyshuar mbahen në ndalim policor ndërsa policia po vazhdon në mënyrë intensive masat operativo hetimore për të zbardhur në tërësi këtë rast dhe veprat e tjera të mundshme të këtij grupi.

Në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë gjatë këtij muaji kanë ndodhur edhe dy raste tjera të tentim grabitjes me armë e që fal përkushtimit policor dhe qasjes profesionale këto raste janë ndriçuar dhe janë arrestuar kryesit e këtyre veprave ndaj tyre janë ushtruar kallëzime penale dhe lëndët e kompletuara janë dërguar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë  për procedim të mëtutjeshëm./Indeksonline/