75 Mall Live Search
15:15 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

Arrestohen tre persona për vjedhje të rënda në Mitrovicë

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

“Arrestimi i tre personave të dyshuarve të moshës së mitur, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për bashkëveprim në kryerje  të tri veprave penale  të ‘vjedhjeve’ që ishin  raportuar dy javë më parë në zonën e përgjegjësisë në Mitrovicë, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin pjesë të automjeteve”, ka thënë për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë Rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Sipas tij, në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur mjete me të cilat të dyshuarit kanë kryer veprat penale.

 Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/