13:56 / E Enjte, 11 Mars 2021 / k.v

Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë

Më 27 gusht 2019, në orët e mbrëmjes policia kishte pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Lubizhdë të Prizrenit ishte kryer një vjedhje e rëndë, ku sipas viktimës vlera e dëmit ishte mbi 1.300 euro. Policia kishte iniciuar rast penal të vjedhjes së rëndë, por në atë kohë për hetuesit policorë kryerësit ishin të panjohur.

“Hetuesit policorë të stacionit policor Prizren-Veri, duke punuar në mënyrë profesionale në vazhdimësi, duke hulumtuar dhe shfrytëzuar metodat hetimore-operative, në bazë të taktikave policore në aspektin vëzhgues dhe duke mbledhur informacione nga qytetarët, kanë arritur që të zbulonin dhe vërtetonin së kryerësit e kësaj vepre penale të identifikohen dhe arrestohen”, thuhet në njoftimin e policisë në Prizren.

Sot, për vjedhje të rëndë në këtë rast dhe për raste tjera, në burg dhe në pritje të gjykimit janë të dyshimtit: A.A., i lindur në vitin 1979, B.S., i lindur në vitin 1993 dhe H.B., i lindur në vitin 2003 (i mitur).

Policia në vazhdimësi është duke punuar me të gjitha rastet e veprave penale, e në veçanti me rastet e vjedhjeve të rënda, konsideron se duke bashkëpunuar me qytetarët secili rast do të jetë i zbulueshëm pa marrë parasysh kohën se sa do të zgjasë ajo.

Andaj, Policia e Kosovës është e përkushtuar që të mbrojë jetën dhe pronën e qytetarëve dhe të zbulojë të gjitha rastet e veprave penale duke bashkëpunuar dhe në koordinim me prokurorin e shtetit.