Arrestohen tre persona, sulmuan fizikisht dy policë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të gjinisë mashkullore, pasi të njëjtit kanë sulmuar dy zyrtarë policë në kryerje të detyrës zyrtare.
Zyrtarët policor ishin duke shqiptuar gjobë personave të dyshuar, të akuzuar për zhurmë në një lokal të Prishtinës.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që kanë penguar në shqiptimin e gjobës për zhurmën në lokal dhe më pas kanë sulmuar fizikisht dy zyrtar policor në kryerje të detyrës zyrtare. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK./IndeksOnline/