Arrestohen tre persona, sulmuan fizikisht policët në Mitrovicë

Dy zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor pasi u sulmuan fizikisht.
Disa qytetarët sulmuan policët teksa të njëjtit po kryenin detyrën e tyre tek rrethi kryesor në qytetin e Mitrovicës.
Zyrtari për Informim për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti deklaroi se Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar, dy prej të cilëve janë ndaluar në procedura ligjore.
“Vepra në fjalë është cilësuar sulm apo pengim I personit zyrtar”, tha ai./Indeksonline/