75 Mall Live Search
15:32 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohen tre persona të dyshuar për tentim vrasje në Fushë Kosovë

Mbrëmë rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, saktësisht në një lokal, ka pasur një përleshje fizike.

Njëri nga personat e përfshire në përleshje, nga mjetet e forta të cilat janë përdorur në rast, ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë arrestuar tre persona të dyshuar.

A. G, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Sh. J, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
A. J, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Personi i lënduar po vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK- Prishtinë, ndërsa personat e arrestuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.