10:13 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tre persona në pranga, të dyshuar për veprën penale “kanosje”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rajonin e Mitrovicës janë raportuar dy raste të ndara “kanosje”.

Në Skenderaj është raportuar rasti me elemente kanosje, ku viktima ka pranuar mesazhe kërcënuese kundër jetës dhe trupit nga i ish bashkëshorti i saj. Policia ka arrestuar të dyshuarin SH.M., 41- vjeçar, dhe e ka shoqëruar në stacionin policor.

Rasti i dytë, rreth orës 22:40, nga emergjenca në rrugën ‘’Dëshmoret e kombit’’, në Stacionin policor në Vushtrri, është raportuar një rast kanosje- sulm.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarjeje dhe dy të dyshuarit M.G., 60- vjeçar, P.G., 29- vjeçar i kanë shoqëruar në stacionin policor, ku si provë materiale është konfiskuar një armë e ftoftë (thikë) e cila dyshohet që është përdorur për kanosje  ndaj viktimës-mjekut kujdestar, pasi që të dyshuarit në fjalë kanë shprehur pakënaqësi ndaj trajtimit që i është bërë njërit nga ta.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rasteve, të dyshuarit SH.M., 41- vjeçar, M.G., 60- vjeçar, P.G., 29- vjeçar janë liruar për procedurë të rregullt dhe ndaj tyre janë iniciuar rastet: “,Kanosje dhe sulm’’.