Arrestohen tre persona të kërkuar në rajonin e Prishtinës
Një operacioni i gjerë policor i shtrirë në kuadër të rajonit të Prishtinës është zhvilluar sot në orët e pasdites, nga njësitet e stacionit policor të Drenasit, te mbështetura nga njësitet e NJRSH-së.
Aty janë ndërmarrë shtatë aksione në lokacione te ndryshme, përkatësisht ne fshatrat Sankovc, Kizhareke, Korrotice e Larte, ne qytetin e Drenasit dhe Shtutice.
Nga ky aksion janë arrestuar tre persona të dyshuar dhe janë realizuar 15 urdhëresa te gjykatës. Personat e arrestuar janë A. S, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, (13 urdhëresa te gjykatës), I. D, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, (një urdhërese te gjykatës) si dhe A. B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës ( 1 urdhërese te gjykatës), të tre ata janë dërguar ne vuajtje te dënimit./Indeksonline/.