75 Mall Live Search
14:06 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Arrestohen tre persona, tentuan ta thyejnё derën e njё depoje në Istog

Tre të dyshuar janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Istog, pasi që ata tentuan të thyenin derën e një depoje, shkruan IndeksOnline.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, Stacioni policor nё Istog, mё 08.01.2021 nё orën 01:55,
ka marrë një informatё nga njё qytetar se nё rrugën “Fehmi Agani”, nё Istog, disa persona janё duke tentuar ta thyenin derën e njё depoje.


Menjёherё patrulla policore iu ka pёrgjigjur rastit dhe nё vendngjarje ka arritur ta arrestonte njёrin nga tё dyshuarit, gjersa dy (2) tё dyshuarit e tjerё kanё arritur tё largoheshin nga vendi i ngjarjes, policia u ёshtё vёnё pas dhe pas njё kohe tё shkurtёr ka arritur tё arrestonte edhe dy (2) tё dyshuar:


B.M. i lindur 2000
V.K. i lindur 2000
A.J. i lindur 2001


Njësiti i hetimeve i Stacionit policor – Istog, në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar njё kaçavidё, tё dyshuarit pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё Shtetit u ёshtё caktuar masa e ndalimit prej 48- orёsh.