14:25 / E Martë, 14 Shtator 2021 / OSH

Arrestohen tre persona të dyshuar për disa vjedhje

Hetuesit policor të stacionit policor qendra në Prishtinë, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Personat e arrestuar:

– G. B, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ,

– E.G, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– H .M mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

dyshohet të jenë të përfshirë në së paku katër raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhë në rajonin e Prishtinës.

Personat  arrestuar do të procedohen konform rekomandimit  të  prokurorit të shtetit, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet.