75 Mall Live Search
08:42 / E Martë, 24 Mars 2026 / Z S

Arrestohen tre persona, u konfiskohen substanca narkotike, armë zjarri e fishekë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre persona, kjo pas një hetimi disamujor.

Sipas raportit policor gjatë kontrollit në tri lokacione të ndara janë gjetur dhe konfiskuar: sasi e substancës e dyshuar narkotike e llojit heroinë, 3 armë zjarri, 1 pushkë gjuetie, fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Lidhur me rastin të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/