08:49 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / OSH

Arrestohen tre shqiptarë në Angli, mijëra paund u gjetën në çantat e tyre

Autoritetet në Angli kanë arrestuar tre shqiptarë gjatë një operacioni për të rënë në gjurmët e personave që merreshin me trafik lëndësh narkotike.

Ata janë Nevruz Gjini, Bieru Gjoni dhe Ledio Bicerri. Këta të fundit u ndaluan pak pasi dolën nga një shtëpi në Newcastle.

Rezultoi se banesa përdorej për kultivimin e kanabisit.

Kur policia ndaloi Gjinin dhe Gjonin teksa udhëtonin me një Mercedes, u gjet edhe një çantë  me 45,000 paund në bagazh.

Bicerri më vonë u ndalua gjithashtu, në një Passat dhe kishte më shumë se 11,000 paund në një çantë transporti.

Ndërkohë, 112,941 paund u gjetën në një shtëpi që ata kishin vizituar në Kitchener Street, Gateshead, por prona u përdor nga një numër kriminelësh dhe paratë nuk mund të konsiderohen plotësisht të tyre.

Brenda shtëpisë, policia gjeti një kilogram kanabis dhe pastë të përdorur për të bërë amfetamina.

Kur Bicerri u intervistua nga policia, ai dha një deklaratë të përgatitur duke thënë se ishte kontrabanduar në vend në janar të vitit të kaluar dhe kishte “shpërndarë paketa” për të paguar borxhet, por nuk e dinte se çfarë ishin ato.

Bicerri, 22 vjeç, Gjini, 28 vjeç dhe Gjoni, 33 vjeç, të dy pa adresë fikse, të gjithë u deklaruan fajtorë për posedim të pasurisë kriminale dhe pastrimit të parave.

Ata u burgosën për 16 muaj, por do të lirohen nga burgu pasi kryen tetë muaj paraburgim.