Arrestohen tre shtetas të huaj në Prishtinë, u kapen duke kryer vjedhje

Janë arrestuar tre shtetas të huaj në Prishtinë, pasi që të shtunën rreth orës 22 e 15 minuta kishin tentuar të kryenin një vjedhje brenda një lokali, raporton IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit, shtetas: algjerian, maroken dhe libian për shkak të dyshimit se kishin tentuar të kryenin vjedhje në lokalin e viktimës mashkull kosovar, të cilit lokal ia kishin thyer xhamin, janë prangosur dhe janë dërguar në qendrën e paraburgimit.
Njësitet policore, të dyshuarit i kanë arrestuar në vendin e ngjarjes dhe për rastin menjëherë është njoftuar prokurori./IndeksOnline/