Arrestohen tre shtetas të Shqipërisë për sulm fizik ndaj një personi në Drenas

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën tre shtetas të Shqipërisë, mes tyre një grua, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një qytetar në Drenas.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 11 gusht 2025, rreth orës 11:00, në Gllogoc-Drenas. Viktima, shtetas i Kosovës, ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
“Janë arrestuar dy të dyshuar – një mashkull dhe një femër shtetas të Shqipërisë – pasi kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka i është ofruar trajtimi mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.