75 Mall Live Search
10:25 / E Premte, 17 Janar 2025 / k.v

Arrestohen tre të dyshuar për rrahjen e një personi në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar viktimën.

Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 16:24 dhe është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”

“Prishtinë 16.01.2025-16:24. Raportohet se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që ata pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.