Arrestohen tre të dyshuar për trafikim me narkotikë, po kërkoheshin nga policia që nga viti i kaluar

Janë arrestuar sot dy persona në fshatin Dobratin dhe një në Doberdol të Podujevës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
“Të arrestuarit në këtë rast janë: A.M., (viti i lindjes 1989, mashkull kosovar), M.R., (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar), A.M., (viti i lindjes 1996, mashkull kosovar) dhe M.A, (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar)” thuhet në njoftimin e policisë.
Që të tre janë dërguar për 48 orë në mbajtje.
Sipas policisë, të dyshuarit dyshohet të jenë të përfshirë në trafikim me narkotikë që nga viti 2021, ku në mars dhe korrik u gjenden dhe konfiskuan mbi 60 kilogramë marihuanë.