Arrestohen tre të dyshuarit që u përleshën në “Shell Petroll” në fshatin Shkabaj të Prishtinës

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë persona që pas përleshjes, ka përfunduar edhe me therje me thikë në “Shell Petroll”, në fshatin Shkabaj në Prishtinë.
“Sot rreth orës 11:00, hetuesit e stacionit policor të Obiliqit, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për një rast Lëndim të rëndë trupor(therje me thikë). Rasti ka ndodhur me datën 01.01.2021, në fshatin Shkabaj, ku ka pasur një përleshje në mes të disa personave, me ç’rast dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore nga arma e ftohtë (thikë), ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se që nga dita e raportimit, hetuesit policor kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar. Puna e tyre është finalizuar sot ku janë arrestuar tre persona të dyshuar, si dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet së është përdorur në rast.
Persoanat e dyshuar: L. J, mashkull 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, J. J, mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe A. H, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore janë proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit”, ka thënë Ahmeti.
Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se personat që janë arrestuar janë pjesë e grupit:”Merakli të Kerreve” dhe njihen si pasionat të veturave.